Vetëm para disa ditësh, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, u bënë prindër për herë të dytë, duke sjellë në jetë një vajzë.

Edhe pse Ermali nuk ia ka zbuluar ende emrin vajzës, mbrëmë moderatori tregoi për herë të parë në “Xing me Ermalin” si ndihet, me batutat e tij sigurisht, si dhe foli pak për motrën e vogël të Joelit.

Advertisement

“Këtë javë unë u bëra baba për herë të dytë. E dini si është të bëhesh prind për herë të dytë? Kur lind fëmija i parë, të shumëzojnë me zero, kur lind fëmija i dytë babai shkon me minus sepse të gjithë vëmendjen e merr mami. I thonë bravo mamit, po babi nuk ekziston?!

Përtej shakave jam shumë i lumtur dhe falenderues Zotit. Jam me të vërtet i lumtur. Po i çoj një puthje bashkëshortes sime, Amit. Faleminderit që më bëre për herë të dytë njeriun më të lumtur në botë”, u shpreh Ermali.

“Goca ka 5 ditë që ka lindur, asnjë llaf s’i ka dalë lart e poshtë, për ndonjë çun. E kemi gocë të mirë”, përfundoi me humor moderatori.