Libri i parë i Ermal Mamaqit, “Në garë me veten”, duket se ka shërbyer si “mollë sherri” me Iva Tiçon.
Anisa Kushta, një emër i njohur në Instagram për humorin origjinal, ironinë dhe auto-ironinë e saj, publikoi një postim që i referohet librit të Mamaqit. Në një foto-montazh ku duket sikur Kushta do të publikojë një libër, ajo vendos titullin “Në garë me qentë e lagjes”.
Në postimin në fjalë, Iva Tiço komentoi si më poshtë:
“Mezi e kisha pritur, deri tani kam lexuar romane kotmekot, por sic thote dhe nje njeri i ndritur kjo eshte kohe e harxhuar kot. Faleminderit e ndreruarË qe keni nxjerre kete veper, vetem duam dhe trajnime nga ty se keto jane tema te Fella shune, respekte dhe mirnjohje per Juve.”
Siç kuptohet, ajo ironizon deklaratën e Mamaqit dy vite më parë dhe trajnimet e tij. “Mos lexoni budalliqe. Ka ca që lexojnë romane. Ok nuk kam ndonjë gjë konkrete kundër, po kush lexon më romane tani aman, vetëm pensionistët. Duhet të lexosh libra që kanë vlerë, libra që lidhen me profesionin tënd ose libra që lidhen me situatë që po kalon,” tha ai asokohe.
Në koment, Ermal Mamaqi i shkruan Iva Tiços:
“Iva zemër… Sa mirë që Anisa e botoi këtë libër se ti vdes për qenin… Më fal se unë kotmekot ndërhyra, se nuk kam lidhje më këtë punë por ngaqë jam fanËs i AnisësË. Por ty nuk duhet asnjë trajnim sepse ti …….. [emoji me puthje]”
Shënim: Fragmentet e mësipërme kanë gabime drejtshkrimore, por janë shkruar qëllimisht sepse janë cituar fjalë për fjalë.
Por, nuk përfundon këtu. “@(null) mes fansash jemi të gjithë” shton Tiço, e cila zgjedh të mos e etiketojë Mamaqin. Vendosja e “null” nënkupton dikë pa rëndësi ose ndonjë vlerë të caktuar.