Drake dhe 21 Savage lansojnë albumin e përbashkët “Her Loss”!

Dy reperët e njohur Drake dhe 21 Savage kanë publikuar albumin e tyre të përbashkët të titulluar “Her Loss”.

Albumi u publikua pas një vonese prej një jave për shkak të producentit të Drake, Noah “40” Shebib, i cili u infektua me COVID-19.

Advertisement

“Her Loss” është tërësisht i prodhuar nga dyshja dhe përfshin katër këngë solo të Drake dhe një solo nga 21 Savage.

Albumi i dy reperëve të suksesshëm të industrisë ndërkombëtare përfshin edhe paraqitje të Lil Yachty dhe Travis Scott.

Dy reperët njoftuan projektin e tyre të përbashkët më 22 tetor. Ata gjithashtu publikuan një video muzikore për këngën e tyre bashkëpunuese ” Jimmy Cooks “,

Drake dhe 21 Savage janë të njohur edhe për bashkëpunime të tjera viteve të fundit.

21 Savage u shfaq në albumin e reperit kanadez “Certified Lover Boy” në këngën “Knife Talk”, ndërsa Drake ishte i ftuar në projektin e 21 Savage dhe Metro Boomin “Mr.Right Now”