Miq shumë të mirë ne realitet, por të dashuruar e të martuar në filmin e tyre të parë bashkë. Këngëtarja Elvana Gjata dhe komediani Ermal Mamaqi, kanë bashkuar forcat për një projekt filmik i cili tashmë ka edhe një datë lansimi.
Filmi i tyre i titulluar “2 gisht Mjaltë”, lansohet në të gjitha kinematë shqiptare me 28 mars, ndërsa ata të dy vijnë për herë të parë si kolegë në një projekt filmik, sepse më parë kishin bashkëpunuar në muzikë.
Ky film do të shfaqet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, derisa bën fjalë për një çift shqiptar që e kurorëzon dashurinë me martesë.