Prej disa kohësh është raportuar se Era po punonte për projektin e saj të ri muzikor. Pas një vere të ngarkuar me koncerte gjithashtu dhe publikimin e hitit muzikor “Shum Pis” në bashkëpunim me Ledri Vulën, Era ka vendosur të pushtojë përsëri tregun shqiptar.

Të paktën këtë ka lënë të nënkuptojë këngëtarja përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagramit, ku ka treguar se së shpejti do të vijë një “Erë e re”.

Advertisement

Në foton e publikuar, Era shihet në një studio regjistrimi duke kënduar. “Një Erë e re… Kënga ime e re së shpejti”, shkruan bashkangjitur postimit bukuroshja.

Sipas raportimeve, kjo këngë pritet të dalë në treg në fund të muajit dhjetor.