Enrique Iglesias ka surprizuar të gjithë fansat e tij shqiptarë…në Selanik të Greqisë!
Gjatë koncertit, një admirues i ka hedhur në skenë flamurin shqiptar.
Më pas këngëtari 44 vjeçar e ka marrë dhe e ka valëvitur disa herë.
Ky gjest ka lumturuar të gjithë shqiptarët, të cilët nuk kanë nguruar ta fotografojnë, mes tyre dhe moderatorja Fjodora Fjora e cila e ka postuar momentin në Instastory.
/TopChannel/