Enrique Iglesias gëzoi pa masë një fanse gjatë koncertit të tij në Ukraninë, me një (ose disa) puthje pasionante.
Këngëtari spanjoll ishte duke performuar hitet e tij në Kiev, kur befas vajza iu ngjit në skenë dhe të dy nisën të putheshin para të gjithëve.
Në pamjet më sipër duket sesi këngëtari, i cili është në një lidhje me tenisten Anna Kournikova që prej vitit 2001 (me të cilën ka dhe dy fëmijë), ia bën qejfin fanses pasi i jep një puthje të gjatë.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë gjatë performancave të tij. Shikoni pak galerinë më poshtë:
Me sa duket, Anna nuk e ka problem këtë. Fundja, siç ka treguar dhe vetë artisti, nuk i puth asnjëherë me gjuhë.