Ajo është një nga juristet më të fmashme dhe më të dashura për publikun shqiptar, pasi jemi mësuar ta shikojmë çdo të diel në ekranin e Tv Klan në rubrikën “Shihemi në gjyq”, ku trajton tema me peshë për realitetin shqiptar.

Sot juristja Eni Çobani feston 20 vjetorin e lidhjes së saj me bashkëshortin. Lajmin e ka bërë të ditur juristja me anë të një foto të postuar në Instagram.

Advertisement

“Si sot 20 vjet me parë i thamë njeri-tjetrit Po dhe sigurisht që vitet treguan që jeta është dhe bëhet e bukur kur ti ke në krah njeriun e duhur.Paçim jetë e gëzofshim sa më shumë si këto ditë Ave.”,- ka shkruar Eni Çobani në foton e postuar ku shfaqet përkrah bashkëshortit.