Energjikja B

Monday, December 15, 2025

Që prej 21 prillit, kemi mundur të dëgjojmë "Girls (Who Run The World)" singëllin e ri të Beyoncé.  Kjo është kënga e parë nga albumi i ardhshëm i divës së pop-it, titulli i të cilit është ende sekret ndërsa data e publikimit është planifikuar për në qershor të këtij viti. Lançimi zyrtar i këngës, shkruar nga Beyoncé në bashkëpunim me Terius Nash (The Dream), është transmetuar të enjten (21 Prill) në orën 14 në të gjitha radiot në botë e menjëherë është hedhur në internet për t'u blerë por edhe për t'u dëgjuar në faqen zyrtare të artistes. Ashtu sikurse ju kemi bërë me dije edhe më parë regjia e videos i është besuar Francis, i cili jo vetem ka punuar me disa nga videot muzikore më të dashura në vitet e fundit por është dhe një regjizor i suksesshëm kinematografik (filmi i tij i fundit me Reese Witherspoon e Robert Pattinson titullohet  "Like Water for Elephants" ). Ndërkohë për të gjithë kuriozët ju ftojmë të dëgjoni këtë singëll të ri të së madhes Beyoncé. 

 

 


 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -