Ëndrra e Pixie-t

Talenti i ri i muzikës angleze do të publikojë në 7 shtator albumin e saj të parë “Turn it up”. Disku është paraprirë nga singëlli “Mama Do” që u pozicionua mjaft mirë nëpër klasifikimet botërore. 18 vjeçarja Victoria Louise Lott,  ka marrë mësime kantoje që kur ish e vogël: ”Kuptova se muzika do të ishte jeta ime ndaj u përpoqa me të gjitha forcat që t’a ktheja nga pasion në profesion”,- ka thënë Pixie. Që prej fillimit është karakterizuar nga një pasion i fortë për muzikën Black dhe pikat e referimit kanë qenë Stevie Wonder, Alicia Keys, Christina Aguilera dhe Mariah Carey. Kjo e fundit është një mit për Pixie-n ndaj shpreson që një ditë të mund të ngjitet në të njëjtën skenë me të dhe të këndojnë së bashku. Muajt e ardhshëm Pixie Lott do të jetë në turne në Amerikë dhe Japoni, por nuk përjashton mundësinë të bëjë një turne edhe në Europë.

Advertisement