Ëndrra e JLS

Ata do të regjistrojnë një duet me Rihanna-n. Që prej renditjes në vendin e dytë të X FACTOR në 2008-ën, katër djemtë nuk po ndalojnë për asnjë moment. Me sa duket partneri më i fundit është Jay – Z i cili mendon se mund t’i bëjë të mëdhenj djemtë në Amerikë. Dueti me Rihannën mendohet se do t’i japë një start të mirë karrierës së JLS në Amerikë. “Dueti me JLS do të realizohet këtë vit. Jay do i bëjë djemtë yje. Ai ka qenë një udhëheqës shumë i mirë për mua. Ka shumë kohë në biznesin muzikor dhe i dallon mjaft mirë talentet që do të bëhen yje mbarëkombëtarë. Djemtë e JLS dinë të këndojnë, të kërcejnë, janë të pashëm, por ajo që është akoma më e rëndësishme është se duken tamam si grup”,‐ ka thënë Rihanna. Sikur planet me Rihanna‐n të mos mjaftonin Jay‐Z ka plane të mëdha për bandën britanike muzikore. Ka shumë mundësi që djemtë të bashkëpunojnë edhe me Beyonce dhe Kanye West.

Advertisement