Në sondazhin realizuar nga WWD për Earth Hour kanë marrë pjesë 4 000 persona. Për femrat shoqëruesi ideal për një takim romantik ka qenë “Pirati i Karaibeve” Johnny Depp, ndjekur nga George Clooney. Ndërsa meshkujt do të preferonin një darkë romantike me këngëtaren Cheryl Cole. Në vend të dytë të preferencave mashkullore renditet Kelly Brooke dhe në të tretin Jennifer Aniston. Sondazhi ka renditur dhe preferencat për personazhe që nuk jetojnë më. Kështu në vendin e parë në këtë kategori renditet Elvis Presley, në të dytin Freddy Mercury dhe në të tretin Marylin Monroe.