Enca flet për sherrin me Noizy-n, tregon çfarë i kërkoi reperi të bënte publikisht

Sherri i tyre nuk “shuhet”, por vazhdon të komentohet në media. Ishin miq të ngushtë, por më pas diçka ndodhi në marrëdhënien e tyre dhe Enca me Noizy-n jo vetëm nuk ishin më miq, por filluan edhe në akuza kundër njëri-tjetrit. Asnjëherë nuk u zbulua se cila ishte arsyeja se përse ata i dhanë fund miqësisë dhe bashkëpunimeve të tyre. Gjithsesi, Enca e ftuar në emisionin “NIN” ka treguar se Noizy i ka shkruar një mesazh për t’i kërkuar falje publikisht, por ajo i ka thënë për një takim për ta folur live këtë gjë. Pjesa tjetër është histori që të gjithë e dini.

“Në momentin që mua një person, kushdo qoftë ai, nuk më respekton dhe më hedh poshtë për asgjë, kjo tregon se ne nuk kemi qenë kurrë miq. Dhe unë nuk doja të isha më pjesë e atij grupi. Se mesazhi që mua më erdhi ishte: “Më kërko falje publikisht ose do shkruaj diçka në Instagram”. Replika ime ishte, “Hajde të takohemi, ta flasim këtë gjë nga afër”, por jo të gjithë kanë pjekurinë, inteligjencën dhe dashamirësinë time. Ndoshta në atë moment unë kuptova, jo që humba një shok, por kurrë se kam pasur një shok. Ishte diçka që u bë shumë e madhe. Thjesht harroje i thash. Në momentin që ti nuk respekton një femër, ti i tregon të gjithëve që është okej ta bësh këtë edhe kur nuk është”,– ka thënë Enca.

Revista Class

Advertisement