Dera e bashkisë me zinxhirë, protestuesit përplasen me policinë (FOTO)

Është tensionuar situata në protestën e banorëve të Astirit përpara Bashkinë e Tiranës. Disa protestues janë munduar të hyjnë me forcë në institucion, por policia i ka ndaluar. Me thirrje kundër qeverisë dhe bashkisë, ata janë konfrontuar me policinë.

Siç shihet në foto, dyert e bashkisë jane lidhur me zinxhire, dhe kjo ka irrituar me shume protestuesit që prej dy ditesh kerkojne takim me kryetarin Erion Veliaj.