Kohët e fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes dy artistëve, por ata na provuan të kundërtën.

Bëhet fjalë për artistët Vesa Luma e bashkëshortin e saj Big Bastën.
Këngëtarja e njohur Vesa pak më parë, përmes llogarisë së saj në Instastory, ka bërë të ditur se tashmë ajo dhe Liamni janë pranë Big Bastës. “Më në fund”, shkruan Vesa në fotografinë e ëmbël ku Liami shihet në krahët e babait të tij.

Advertisement

Vesa e Liami kanë udhëtuar drejt Zelandës së Re për t’u bërë bashkë me Bastën. Mesa duket ajo çka i ndante ishte largësia.