Emocionon Noizy, viziton fansin në spital në Turqi (Video)

Noizy ka treguar shpesh që nuk është vetëm reper, por dhe shumë human dhe me zemër të madhe.

Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, ai ka vendosur që t’u bëjë një surprizë fansave duke iu mundësuar takim me të.

Advertisement

Sigurisht që reperin e kanë kontaktuar shumë, por atij i tërhoqi vëmendje një djalë që ndodhej në një prej spitaleve atje. Noizy nuk ka hezituar që të drejtohet për tek spitali dhe ta takojë fansin e tij, reagimi i të cilit ka qenë mjaft emocionues.

Edhe pse ishte ende me terapi, fansi doli jashtë dhe vrapoj për ta përqafuar Noizyn, i cili dukej shumë i lumtur që po takonte djalin e sëmurë.

Noizy në shumë raste ka qëndruar edhe pranë fëmijëve në nevojë, atyre jetim dhe shumë fëmijëve të sëmurë, për t’iu treguar anën e tij humanitare dhe shumë emocionale.