Emma Watson firmos me Burberry

Aktorja duhej të ish fotografuar fundjavën e kaluar në Londër për fushatën vjeshtë/dimër 2009 por nuk ishte aspak e lumtur kur zbuloi se do të fotografohej bashkë me disa vajza të tjera. “Emma supozohej të ishte femra kryesore, ndaj kur zbuloi për vajzat e tjera kërkoi largimin e tyre. Tani ajo do të pozojë e vetme në kërkim të mashkullit perfekt”, – ka thënë një burim për Daily Mail. Sipas zëdhënësit të Burberry nuk do të zbulohet asnjë detaj rreth fushatës, deri në momentin e lançimit zyrtar në qershor.

Advertisement