Eminem ft. Rihanna – Love the Way You Lie

Ky është albumi i shtatë në karrierën e reperit amerikan Eminem. Kënga ka edhe vokalin e këngëtares nga Barbados, Rihanna dhe është prodhuar nga Alex Da Kid. “Love The Way You Lie” i dhuroi Eminem-it vendin e parë për të katërtën herë në klasifikimin US HOT 100, ndërsa Rihanna-s vendin e parë për të shtatën herë. Gjithashtu kënga është renditur e para dhe nëpër tetë klasifikime të tjera muzikore botërore. “Love the Way You Lie” ka qëndruar mbi katër javë rresht në vendin e parë të US BILLBOARD HOT 100 e gjithashtu ka fituar një çmim në Teen Choice Awards 2010, në kategorinë Best Rap/Hip-Hop.
Advertisement