Eminem dhe 50 Cent po sjellin një surprizë të madhe për fansat!

Eminem dhe 50 Cent kanë bashkuar forcat në një projekt të ri.

Reperi 47-vjeçar i “In da Club” konfirmoi se ai dhe miku dhe mentori i tij 50-vjeçar po zhvillojnë një seri televizive të bazuar në filmin e vlerësuar nga kritikët “8 Mile”.

Advertisement

Shafqja e tyre bashkë në rrjet bëri që të përfoleshin për diçka të përbashkët, por ky kuriozitet u shua kur 50 Cent bëri një postim në Instagram.

“Po dhe ju menduat se po tallesha, jam njeri serioz, kjo do të jetë e çmendur”, shkroi 50 Cent në postim.

Këtë ai e shkroi krahas një fotoje e cila tregonte një pamje të një artikulli të publikuar nga Billboard që raportonte lajmin.

Më herët, ylli botëror foli për zhvillimin e shfaqjes në një intervistë për Big Boy TV.
Ai tha se arsyeja kryesore për të cilën donte të bënte shfaqjen ishte që të sigurohej që brezat e rinj të kenë njohuri për rrënjët e Eminem dhe ndikimin e tij.

“Dua të sjell, do të sjell 8 milje në televizion. Do të jetë diçka e madhe. Jam duke punuar. Unë nuk kam asnjë dyshim për këtë. Mendoj se duhet të jetë aty për trashëgiminë e tij, sepse është e rëndësishme për mua që ata ta kuptojnë atë”, tha reperi.

8 Mile është një film gjysmë-autobiografik për ngritjen e famës së vetë Eminemit. Ai luajti në film si Jimmy Smith Jr, një punëtor i fabrikës së makinave që luftonte për të fituar respekt në qarkun e rap-muzikës.