Ndoshta të gjithë i keni parë fotot e urimit të Emina Cunmulaj për festat e fundvitit, por asnjë nga ne nuk ka kapur defektin e veshjes së saj.
Modelja kishte zgjedhur një fustan të bardhë, me rripa, i përshtatur me klimën e Bahamas, për mbrëmjen festive të 31 dhjetorit. Megjithatë, ai fustan nuk i ka qëndruar aq bukur sa duket. Këtë e ka zbuluar vetë Emina duke treguar sesi e ka kapur me një karficë fustanin që i rrinte pak i madh.