Modelja shqiptare Emina Cunmulaj do të shkojë në altar duke i dhënë fund beqarisë pas plot 3 vjet bashkëjetesë.
Çifti ka vendosur të mbajë ceremoninë private në Los Angeles, e cila pritet të jetë larg vëmendjes së medias.
Lajmin e ka ndarë fillimisht modelja shqiptare e cila ndodhet aktualisht në ishujt Bahamas ku po feston ditët e fundit të beqarisë me një grup mikeshash modele.
Ndërkaq burime pranë çiftit zbulojnë se dasma do të mbahet në datën 30 maj ku do të ketë shumë të ftuar VIP, mes tyre edhe çifti David dhe Victoria Beckham që janë miq të Nazarian.
Prej vitesh Emina ndan jetën private me biznesmenin me origjinë iraniane, i cili është pronar i një rrjeti të madh hotelesh, lokalesh nate dhe restorantesh, si dhe një ndër emrat më të njohur të sektorit të shitje-blerjes së pronave të patundshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është martesa e dytë e modeles, pas divorcit që pati disa vite më parë.