Belen Rodriguez, ditë e natë në palestër

Modelja dhe aktorja italiane, Belen Rodriguez kohët e fundit po frekuenton në mënyrë intensive palestrën.

Në llogarinë Instagram, bukuroshja italiane ka publikuar foto dhe video gjatë aktiviteteve fizike në palestër.

Advertisement

Sezoni i ri veror për Belen duhet të jetë perfekt, që do të thotë me forma trupore më se të rregullta.

Ushtrimet më të theksuara, 30 vjeçarja duket se ia kushton barkut.

Ndërkohë komentet në lidhje me trupin e saj kanë qenë tepër pozitive, duke e marrë si shembull për t’u ndjekur.