Martesa e modeles seksi Emily Ratajkowski me Sebastian Bear-McClad na surprizoi pa masë, por e ftuar në The Tonight Show, modelja ndau dhe disa detaje që do ju surprizojnë më shumë.
Emily nuk nguroi të tregonte historinë romantike se si producenti i filmave indie i porpozoi për martesë.
“Ai më propozoi tek Minetta Tavern (një restorantfrancez në NYC), por nuk kishte një unazë. Në fillim isha: Hmmm, joo”, shpjegoi modelja. “Më pas ai mori një kapëse letrash (paper clip) nga fatura e paguar dhe më bëri një unazë, gjest ky që mu duk shumë romantik. Më pas porositëm unazat e vërteta”
Ratajkowski dhe Bear-McClard tashmë janë të martuar prej gjashtë javësh. Duke rikujtuar ceremoninë e tyre martesore të papritur, modelja i tha Jimmy Fallon se: “ndoshta nuk e dija çfarë doja të bëja [për dasmën], mbase për këtë ishte kaq jo tradicionale”.