Të shumtë kanë qenë largimet e figurave të rëndësishme të gazetarisë dhe moderimit që i dhanë fuqi ekranit të Top-Medias.

Por pas largimeve masive mes emrave si Adi Krasta, Marina Vjollca, aktorë të shumtë të programit të humorit “Portokalli”, i radhës që braktis Top-Median është Elvis Pupa. Aktori i humorit që e ka nisur karrierën e tij në “Portokalli” me rolin e njohur të “Ninit të Bules”, pati mjaft sukses me programin e tij “M’fal për Shprehjen” që transmetohej në Digitalb.

Advertisement

Pas aventurës së tij një vjeçare si moderator në DigitAlb ,aktori njofton se programi i tij do nuk do të jetë më në këtë ekran, dhe njëherësh paralajmëron surpriza të reja.

“Per te gjithe ju qe me keni pyetur ne komente dhe inbox, programi i ri nuk do te jete ne DigitAlb.Ju falenderoj shume per mbeshtetjen. Surpriza te bukura jane rruges”. shkruan Elvis Pupa.