Elvana po përgatit një super surprizë për ju (Foto)

Elvana nuk ka ndërmend të pushojë…

Ajo po shijon ende suksesin e mini-albumit “3”, këngës “Off Guard” nga bashkëpunimi me reperin e njohur Ty Dolla $ign dhe së fundmi po shijon suksesin e këngës “Shade” në bashkëpunim me producentin Poo Bear.

Advertisement

Por meqënëse kjo e fundit është publikuar vetëm në versionin audio, këngëtarja juaj e preferuar ka vendosur t’ju surprizojë duke përgatitur videoklipin e këtij super hiti që me siguri do t’ju shoqërojë gjatë gjithë verës, dhe jo vetëm.

Këtë lajm të bukur, Elvana e njoftoi në një postim në InstaStory, ku shihet këngëtarja Enxhi Nasufi teksa dëgjon dhe këndon  këngën. Ndërsa Elvana shkruan se shumë shpejt do vijë dhe klipi.

Le të themi që ne pak a shumë e kishim kuptuar nga postimet e fundit që ajo po përgatiste diçka speciale, por na duhej nje konfirmim i tillë për t’u siguruar.

S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim…