Elvana nuk është ndarë nga Flori

Pas spekullimeve në media se Elvana Gjata dhe kantautori Flori Mumajesi janë ndarë dhe nuk do të kenë më bashkëpunime, burime pranë tyre i kanë hedhur poshtë këto aludime.

Burime pranë dy artistëve thanë se nuk është aspak e vërtetë se Elvana Gjata dhe Flori do të ndajnë rrugët e tyre përsa i përket sferës muzikore dhe kanë theksuar se, gjithçka është pasqyruar në media kohët e fundit, janë vetëm thashetheme.

Advertisement

Këngëtarja dhe “Three Dots” vijojnë të jenë në punë e sipër për realizimin e projekteve të reja.

Madje, në llogarinë e saj në Facebook, Elvana ka lajmëruar edhe koncertin e radhës sëbashku me Florin, Klajdi Harunin dhe Brunon, në Malmo.