Elvana Gjata rikthehet në “Dancing With The Stars”!

Elvana Gjata është fituesja e edicionit të tretë të spektaklit “Dancing with the Stars Albania”. Javën që vjen, më 9 Dhjetor në “Dancing with the Stars” ylli i popit shqiptar do të jetë e pranishme jo vetëm fizikisht por edhe me repertorin e saj muzikor.

Pra konkurrentët aktualë të këtij spektakli do të kërcejnë në zhanre të ndryshëm muzikor, një pjesë të mirë të repetorit të saj muzikor që është i larmishëm.

Advertisement

Një nga pikat e saj të forta si artiste mbetet edhe kërcimi, pasi çdo performancë të saj e shoqëron gjithnjë me grupin e saj të baletit.