Elvana Gjata publikon “Njësoj”…

thumb3Artistja Elvana Gjata pak minuta më parë publikoi edhe këngën e saj më të re me titull “Njësoj”. Edhe pse kënga ka këtë titull duket qartë që Elvana nuk është njësoj asnjëherë përsa i përket muzikës dhe imazhit të saj në videoklipe. Këtë herë e shohim me kaçurelat e famshme të cilat i shfaqi disa muaj më parë në rrjetet sociale pa treguar se ishin pjesë të videoklipit të saj.

Pa treguar se ka muaj që punon për të sjellë këtë variant final të një kënge që pa diskutim do të jetë një nga hitet e kësaj vere. Sepse ajo e di mirë kur është momenti i duhur për të sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme publikimet e reja edhe pse ka disa javë që është gati ky videoklip.

Elvana shfaqet shumë në formë por kjo nuk është dicka e re ajo që e bën të veçantë këtë këngë është fakti që flet për ndarjen dhe është kaq e kërcyeshme.Kënga flet për një çift që edhe pse të ndarë, vazhdojnë të ndiejnë për njëri tjetrin por falja në këtë rast është shumë e vështirë. Të dy janë “Njësoj”, të dy ndiejnë “Njësoj”… Videoklipi është realizuar mjeshtërisht nga MAX Production dhe sigurisht që kënga është produksion i studios “Three Dots” nga Flori Mumajesi.

Advertisement

Shijoni videoklipin më të ri Të Elvana Gjatës…