Këngëtarja Elvana Gjata duket se ka ndryshuar tërësisht pamje, me postimin e saj të fundit të Instagram.
Ylli është shfaqur me flokët rozë të gjata, ndryshe nga shumë vajza të tjera të estradës, të cilat i kanë bërë flokët të kuqe si qershi, si Bora Zemani apo Sara Hoxha
“Së shpejti”, ka shkruar ajo në postim, shoqëruar me disa lule rozë, duke nënkuptuar se ky look i saj do të jetë pjesë i një videoklipi të ardhshëm.
Shumë nga fansat e saj e kanë pëlqyer këtë ndryshim, duke i komentuar asaj se duket bukur.