Elvana Gjata hap dyqan me fustane nusërie

Këngëtarja Elvana Gjata ka vendosur të investojë pas kaq shumë vitesh karriere muzikore në biznes.

“Altar”, do të quhet dyqani me fustane nusërie që do të menaxhohet nga Elvana Gjata.

Advertisement

Në një intervistë me TV Klan, këngëtarja pranoi se është drejt përfundimit dyqani i saj me të gjitha shërbimet për ditën më të veçantë të jetës, martesën.

Këngëtarja e hitit “Kuq e zi je ti” ka investuar shumë para për të sjellë diçka ndryshe në këtë lloji biznesi duke qenë se edhe konkurentët në treg janë të fortë në Tiranë.

Dyqani “Altar” është në hapat e fundit dhe shumë shpejt do të jetë i hapur për të gjithë.