Elvana Gjata, gati kënga e re “Love me”

“Love me” quhet kënga e re që do të publikohet këto ditë nga Elvana Gjata. Kjo këngë pritet të jetë padiskutim hiti i kësaj vere. Një punë që bën diferencën në stil nga gjithë këngët që janë prezantuar deri tani nga artistë të ndryshëm.

Elvana e pyetur nga TV Klan ka thënë se xhirimet e “Love me ” sapo kanë përfunduar dhe gjithçka ka shkuar siç ajo kishte dashur për këtë projekt muzikor. Stili që ajo do të sjellë në këtë klip është komplet ndryshe nga sa jeni mësuar ta shikoni deri tani.

Advertisement

Ajo që bie në sy është fakti se vetëm disa ditë më parë Gjata krijoi hashtagun #lovemeloveme në Instagram dhe tashmë ai i ka kaluar mbi 7 mijë postime. Kjo do të thotë se fansat janë duke pritur me padurim punën më të fundit nga këngëtarja e hitit “Kuq e zi je ti”.