Elvana Gjata ka bërë një reagim për koncertin e parë që një artist shqiptar organizon në Europë, duke na treguar se përtej performancave të saj, ka qenë një përvojë sfiduese.
Përmes një postimi në Instagram, Elvana u shpreh:
“Ky është koncerti i parë i një artisti shqiptar që guxon në një arenë europiane dhe për mua ishte një sfidë e madhe”, duke shtuar se së bashku me bashkëpunëtorët, vendosën ta merrnin përsipër, edhe pse koha ishte shumë e shkurtër.
Më tej, vijoi:
“Jam krenare dhe mirënjohëse për secilin prej jush që ndriçuat arenën, një atmosferë ëndrrash. Ju dua! Ju premtoj se ishte koncerti i parë, por jo i fundit. Dua të falenderoj të gjithë miqtë e mi artistë për muzikën që kemi sjellë bashkë e që ndatë skenën me mua në këtë mbrëmje kuq e zi”.
“DEKADA KUQEZI është një ëndërr që ka filluar me shpresën dhe dëshirën që kombëtarja jonë të kualifikohej në EURO24“.
Koncerti madhështor u mbajt më 14 qershor 2014 në “Lanxess Arena”, Këln, jo vetëm për të elektrizuar vendin, por edhe për të treguar mbështetjen ndaj kombëtares sonë në rrugëtimin emocionues në kampionatin europian të këtij viti.