Elton John dhe David Furnish kurorëzojnë dashurinë e tyre

Elton John është martuar me partnerin e tij (prej një jete) David Furnish.

Burime kanë thënë për US Magazine se dasma është zhvilluar të dielën në shtëpinë e Sir Elton në windsor. Që në mars këngëtari 67 vjecar kishte thënë se pas legalizimit të martesave mes të njëjtës gjini në Angli, do të martohej me 52 vjecarin Furnish. “Do të bëjmë një dasëm të qetë. Por do ta bëjmë dhe do të jetë një event shumë i gëzueshëm ku do të marrin pjesë edhe fëmijët tanë”, kishte thënë John. Por, dasma e qetë ishte dicka e shkuar. Më 19 dhjetor, John hapi një llogari në Instagram për të ftuar të gjithë fansat e tij në ditën e shënuar. Pasi u dërgoi ftesa virtuale, këngëtari nisi të postonte fotografi nga ceremonia.”Jam shumë krenar për Anglinë dhe ligjet që kemi parë të bëhen realitet që kur jemi bashkë”, tha John. “Celebrimi ynë është një arritje shumë e madhe për të gjithë ata që kanë lobuar prej kaq shumë kohësh – në vitet ’60 dhe ’50 – atëherë kur ishte shumë e vështirë të ishe gay dhe ta shfaqje hapur këtë. Atëhere quhej akt kriminal. Prandaj ardhja e këtij ligji është një gëzim që duhet festuar.” John dhe Furnish janë takuar për herë të parë në 1993. Fëmijët e tyre janë Zachary, 3 vjec, dhe Elijah, 23 muajsh.

Advertisement