Elon Musk kthen zyrat e Twitter-it në hotel dhe e dini pse? Për të shfrytëzuar punonjësit!

Kjo nuk është një pamje nga një hotel, por nga zyrat e Twitter. Ju do pyesni se ç’bën një krevat në zyrë dhe përgjigjja nuk është ajo që mendoni.

Thuhet se Elon Musk po i kthen në hotel zyrat e Twitter-it, që punonjësit të punojnë orë shtesë, duke “u plotësuar” atyre kushtet e pushimit dhe duke u siguruar krevat, dollap, madje edhe shapka shtëpie.

Advertisement

Një ish-punonjës i Twitter tha se shefi Elon Musk po qëndron (dhe fle) në zyrën e tij që në momentin që mori drejtimin e aplikacionit dhe muajin e kaluar, dërgoi një e-mail dhe shkroi se i pret një kohë tejet e vështirë, që të arrijnë drejt suksesit.

Nisur nga fotot dhe rrëfimet, Departamenti i Inspektimit të Godinave në San Francisco do të kryejë të gjitha investigimet e duhura, për të parandaluar shkeljen e të drejtave të punonjësve.

Ndërkohë, Musk e ka argumentuar prezencën e krevateve brenda zyrave si një mënyrë për të parandaluar “lodhjen e punonjësve”.

Një tjetër foto e postuar nga “BBC”, tregon edhe se divanët e zyrave janë kthyer në shtretër për punonjësit. Edhe salla e konferencave ka një orë me alarm, si dhe një krevat të rregulluar.