Elhaida Dani shkon në finale

Është kualifikuar për në finale përfaqësuesja jonë në Eurovision, Elhaida Dani.
Pas një performance të jashtëzakonshme, mes flamujve të pafund dhe duartrokitjeve të publikut Elhaida Dani ka prezantuar këngën “I’m alive” në natën e parë të festivalit, duke u kualifikuar kështu në finalen e së shtunës me shpresën për të fituar çmimin e madh.
Pasi ka përfunduar këngën, këngëtarja shkodrane ka falënderuar të gjithë publikun edhe në gjuhën shqipe.

Advertisement