Elhaida Dani shkëlqen në tapetin e kuq të Eurovision

Elhaida Dani, përfaqësuesja shqiptare në Eurosong, ka shkëlqyer në ceremoninë zyrtare të hapjes së edicionit të 60-të të Eurovision.
Ceremonia është zhvilluar pasditen e të dielës, dhe ka pasur të ftuar të gjithë artistët dhe delegacionet e vendeve pjesëmarrëse në këtë eveniment të rëndësishëm të këngës europiane.
Përfaqësuesja shqiptare është prezantuar në këtë event me një fustan të verdhë, realizuar nga stilisti Valdrin Sahiti.

Advertisement