Elhaida Dani e nisi vitin 2018 me ndryshime drastike në pamjen e saj.
Mesa duket këngëtares nuk i mjaftoi thjeshtë të lyente floket e të kthehej në bionde. Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram ku duket se i ka prerë flokët shkurt. Elhaida me anë të kësaj fotoje njofton se sapo ka shkruar këngën e saj më të re.
“Sapo shkruajta një këngë të re”,- shkruan Elhaida ndërsa fansat me anë të komenteve kanë treguar se kanë mbetur të habitur nga ky look i ri i këngëtares.
Epo nëse e keni pasur pak të vështirë të mësoheni me një Elhaida bionde tani me këtë prerje të re flokësh duhet të përpiqeni edhe pak më shumë…