Elhaida Dani është padyshim një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare.

Momentalisht ajo ndodhet në Rusi, ku po merr pjesë në shfaqjen “Katedralja e Parisit” që shfaqet në Pallatin e Kremlinit.

Advertisement

and there’s Esmeralda …?? #kremlinpalace #notredamedeparis #moscow #esmeralda

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93) on

 Në rolin e Esmeraldës, Elhaida ka fituar pëlqimin e publikut dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Mes admiruesve, ajo që i ka bërë më shumë përshtypje këngëtares ka qenë një surprizë nga kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.

Ishte vetë Elhaida që mes postimit në Instagram na rrëfen se kryeministri Medvedev i ka dërguar një buqetë me lule.

“E nderuar që mbrëmë pas shfaqjes mora këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Medvedev” shkruan Elhaida, krahas fotos me trëndafilat e dhuruar.