Elhaida Dani e 14-ta në Eurosong

Elhaida Dani do të jetë e 14-ta në radhë për të kënduar në Eurosong.

Këngëtarja shqiptare do të këndojë në natën e parë të festivalit muzikor europian.
Ky është rezultati i shortit që kanë hedhur organizatorët e festivalit muzikor prestigjioz.
Dani do të konkurrojë me këngën “Diell” dhe shpresat janë që ajo të thyejë tabunë dhe të arrijë një rezultat në podiumin e Eurosong.
Organizatore është Austria e cila fitoi festivalin vitin e shkuar me Conchita Vurst, travestitin e parë që fiton një festival të tillë.