Në fillim e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre, madje as nuk e pranonin kur pyeteshin.
Por, krejt papritur, Klea Huta dhe Elgit Doda bënë të njëjtin postim duke pranuar me zë të lartë dashurinë e tyre. Ndërkohë kjo dashuri sa vjen dhe forcohet dhe këtë e tregon edhe gjesti i bërë së fundmi për njëri-tjetrin. Producenti ka bërë këtë postim ku tregon duart e tyre me nga një tatuazh të ri, Elgiti ikonën e mbretit ndërsa këngëtarja atë të mbretëreshës.