Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja e rëndë ka ndodhur në gjimnazin “Mahir Domi”. Sipas burimeve, në vendngjarje kanë mbërritur agjentët e anti-krimit, të cilët pas hetimeve të para kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e autorit, i cili pas krimit ka vrarë veten. Burimet shtojnë më tej se agjentët e policisë po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.