Elbasan – Makina shtyp të miturin, në gjendje të rëndë shëndetësore

Fjala është për drejtuesin Gentian Topuzi, banor në qytetin e Elbasanit, i cili duke drejtuar mjetin në pronësi të tij me targa BX 592 KA, ka aksidentuar të miturin që mban inicialet E.D, edhe ky me banim në qytetin e Elbasanit. I lënduari pasi ka marrë mjekim në spitalin kirurgjik të Elbasanit, është dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjajre u dërgua menjëherë grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, e cila parashikohet nga neni 290 i Kodit Penal.