Poloni – Presidencialet përfundojnë në balotazh

Kjo pasi asnjëri prej kandidatëve që garoi nuk fitoi më tepër se gjysmën e votave të mjaftueshme për zgjedhje në postin e presidentit të këtij vendi, i cili do të jetë pikërisht kreu i ri i vendit pas vdekjes tragjike të ish-presidentit të ndjerë Lech Kandinski, në Smolensk të Rusisë, më 10 prill të këtij viti. “Këto nuk janë zgjedhje normale. Këto zgjedhje janë pasojë e tragjedisë së madhe dhe e pikëllimit dhe zgjedhje se çka do të bëjmë me Poloninë gjatë periudhës së ardhshme”, tha Jarosllav Kaçinski, mbrëmë në Varshavë. Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Poloni, njoftoi se në mënyrë paraprake se kryetari i parlamentit, Bronislav Komorovski, ka fituar afro 41përqind të votave, ndërsa ish kryeministri Jarosllav Kaçinski, fitoi afro 37 përqind. E të ndodhur në këto kuotime, asnjëri prej tyre nuk kaloi pragun prej 51 përqind, çka do ta bënte të ishte kryetar i ri i shtetit polak.

Advertisement