Elvana Gjata publikon “Çelu”

Pas një pauze të gjatë artistja shumë e dashur për publikun Elvana Gjata ka publikuar EP-në e rradhës, të titulluar “Çelu”.

Ky mini-album përmban plot shtatë këngë të reja të cilat tashmë janë publikuar në çdo platformë dixhitale “Spotify”, “Apple Music”, “Deezer”, etj. Projektet janë kryesisht balada dhe tërësisht larg komercializmit. Fansa dhe dashamirës të artistes kanë pritur mesnatën (orë lokale) për të dëgjuar të gjithë këngët sapo janë publikuar dhe komentet kanë qenë tejet pozitive.

Advertisement

“A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut” do të vijnë të gjitha edhe me klipe në kanalin e këngëtares në Youtube.

Vlen për t’u përmendur se në këtë album Elvana vjen dhe me një bashkëpunim me të motrën Migena Gjata. Motrat edhe pse prej shumë vitesh me karriera të suksesshme në muzikë nuk kishin bërë kurrë një këngë së bashku dhe rezultati është thjesht i mrekullueshëm.

“Celu” është një album që të shkakton shumë emocione teksa e dëgjon dhe këto emocione do t’i përjetojmë edhe në një listening party qē Julka Gramo ka organizuar ne YOU&ME ditën e sotme, 14:00-16:00, ne Radio Energy sigurisht.