Ekspertët: “El Nino” mund të vrasë 450 mijë njerëz.

Thursday, September 24, 2026

Një valë ekstreme nxehtësie mund ti kushtojë jetën më shumë se 450 mijë njerëzve në mbarë botën gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Ky është paralajmërimi i një raporti të ri të shkencëtarëve të klimës që parashikojnë rreth 451 mijë vdekje shtesë nga temperaturat ekstreme nga shtatori i këtij viti deri në shkurt të 2027.

Nga Nigeria, India dhe Indonezia, deri në Brazil dhe Shtetet e bashkuara temperaturat e larta pritet të godasin miliona njerëz.

Më të rrezikuara janë vendet tropikale ndërsa në SHBA parashikohen rreth 3 mijë e 500 viktima shtesë nga nxehtësia. Por temperaturat nuk janë i vetmi kërcënim.

El Nino mund të sjellë thatësira të forta zjarre masive përmbytje dhe probleme serioze me furnizimin ushqimor.

Programi botëror i ushqimit ka paralajmëruar se pasojat e fenomenit mund të shtyjnë rreth 50 milionë njerëz drejt urisë akute dhe të rrisin çmimet e ushqimeve.

Shkencëtarët e kanë cilësuar këtë El Nino si jashtëzakonisht të fuqishëm.

Madje temperaturat e tij kanë kaluar rekordin e mëparshëm për këtë fenomen disa muaj para kulmit të pritshëm.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo është një pamje e asaj që mund të bëhet normalja e re klimatike në dekadat e ardhshme, nëse ngrohja globale vijon me ritmet aktuale.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM