Ditën e sotme, producenti Flori Mumajesi, përmes një postimi në Instagram, zbuloi se një prej këngëve të albumit të fundit të këngëtarit kanadez, The Weeknd, ishte shumë e ngjashme me këngën “Nallane”, publikuar prej tij një vit më parë.

Bëhet fjalë për këngën me titull “Six feet under”, në të cilën ishte e dukshme ngjashmëria me një prej këngëve më të suksesshme të artistit Flori Mumajesi. Blitz.al ka zbuluar se pak orë më vonë pas postimit të ngjashmërisë, kënga e The Weeknd është fshirë nga kanali zyrtar i tij në Youtube. Ajo është bllokuar me ankesë për Copyright Clame në IPFI, një organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave autoriale (organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare e regjistruar në Zvicër, e cila është nën monitorim 24/7 kundër piraterisë në industrinë e muzikës).

Nëse do të rihapni linkun e këngës do të vëreni se tashmë ajo nuk është më e vlefshme në Youtube dhe nuk mund të gjendet në të njëjtin variant.  Në Youtube del vetëm një variant në të cilin fillimi i këngës tashmë i shkurtuar nuk është i ngjashëm me atë të publikuar më parë. Mesa duket, është vërtetuar ngjashmëri mes tyre, gjë që ka shkaktuar bllokim të menjëhershëm të këngës.