I ftuar sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën, Arjonin dhe Zogën ishte një nga pjesëtarët e grupit të famshëm West Side Family, Roland Hysi.
Pas disa temash interesante që u folën dhe pyetjeve të pergjigjura nga mesazhet e dëgjuesve, tema e rradhës që “peshkoi” ishte pikërisht “Edi Rama, dje dhe sot”.
Të gjithë padyshim i kemi dëgjuar dy hitet e grupit në bashkëpunim me Ramën (që në atë kohë ishte kryebashkiaku i Tiranës), si “Tirona” dhe “Çohu”. I pyetur nga Julka dhe Arjoni se si ishte të bashkëpunonin me kryebashkiakun, Landi tregoi se në fakt ka qenë vetë Rama që kerkoi këtë bashkëpunim pasi e dinte mirë çfarë donte, por kjo i penalizoi si grup pasi u konsideruan përkrahës së Partisë Socialiste. Megjithatë Landi shtoi: “WSF ka shumë kërkesa ndaj vetes, pavarësisht se përkrahim njërin krah, kjo nuk do të thotë që jemi kalë karroce dhe i shkojmë nga mbrapa”.
Një tjetër fakt interesant që nuk duhet lënë pa përmendur është pikërisht vizioni i Rames ndaj Landit, i cili ishte shprehur: “Ai çuni aty ka premisa të bëhet kryetar bashkie”. “Nuk jam unë kryetar bashkie aktual, nuk e di çfarë ndodhi”, u shpreh Landi me të qeshur, por edhe nëse do ndodhte, ai me siguri do të merrej me projekte lidhur me turizmin, sportin, kulturën dhe artin.
Për më tepër hidhini një sy intervistës më poshtë: