Nëse do të mbahet mend ky edicion i “Dance With Me” patjetër që do të jetë për largimin e konkurrentëve dhe për debatet e shumta. I fundit është largimi i çiftit Xheni & Benard, në kohën kur qarkullojnë dhe fjalët për një ndarje mes tyre.

Por, nuhatjes dhe eksperiencës së dyshes Alketa dhe Vera, asgjë nuk mund t’i dalë jashtë kontrollit duket krijuar një tjetër dyshe që do të kërcejë në skenën e “Dance With Me” mbrëmjen e sotme.

Advertisement

Aktori dhe regjisori, Drilon Hoxha, është një emër që sot ka qarkulluar dhe konfirmuar nga mediat online, por enigmë mbeti vajza që do të shoqëronte atë.

Burime të radionrg.al, kanë konfirmuar vajzën që po kërkohet kaq shumë. Bukuroshja, Kristina Baki, kaq shumë e pëlqyer do të jetë prurja e re për shtatë javët e mbetura të produksionit.

Getting ready ? #fashionshowday

A post shared by Kristin ? (@kristinabaki) on

Kristina Baki-u fitoi në vitin 2013 kurorën e ‘Miss Universe Albania’, por nuk arriti t’a përfaqësonte Shqipërinë atë vit në Miss Universe për shkak të moshës së saj. Megjithatë në 2015 do të ishte ajo përfaqësuesja e Shqipërisë, në Miss World 2015. Kristina Bakiu ka një përvojë disa vjeçare në modeling, duke provuar edhe karrierën e saj jashtë vendit.