Ekonomi në Ditën e Konsumatorit: Së shpejti, do të kemi Inspektoriatin e Tregut

Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorëve, Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka organizuar nëpërmjet Drejtorisë së Tregut të Brendshëm, një aktivitet të gjatë të shtrirë përgjatë gjithë ditës.

Në ora 9.00 janë ngritur 4 stenda të përqëndruara në sheshin Skenderbeu, Pedonale, rr. Elbasanit dhe ish-blloku.

Advertisement

Ministrja Ekonomi ka qenë sot e pranishme në një nga strendat e organizuara në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit duke dhënë dhe mesashin e saj: “E rëndësishme sot që duhet ndarë në këtë ditë është se tashmë është miratuar ngritja e Inspektoratit të Tregut, i cili ka për qëllim të rregullojë marrëdhënien mes atyre që janë konsumatorë dhe atyre që japin produktet për konsum në treg” ka thënë ajo duke venë theksin se “konsumatori duhet të ndërgjegjësohet për të drejtën që ka”.

Vizitat e qytetarëve në këto stenda kanë ardhur gjithnjë duke u shtuar, duke shënuar dhe numrin më të lartë të vizitorëve në një aktivitet si ky për Mbrojtjen e qytetarit. Numri i qytetarëve ka kapërcyer mbi 1160 vetë, të cilët janë pajisuar me broshura, fletëpalosje, me të gjitha informacionet e nevojshme që duhet të dijë qytetari me qëllimin se si të ndërgjegjësohet për të drejtat që ka si konsumator.

Informacioni i shpërndarë përmbante të drejtat bazë themelore sipas legjislacionit të mbrojtes së konsumatorit, mbi kushtet e padrejta të kontratave standarte; si kredia konsumatore, paketat e udhëtimit, internetit, telefonisë fikse, etj.

Në orën 3 sot, do të zhvillohet dhe një tryezë me gjithë aktorët që janë pjesë të këtij proçesi që synon mbrojten e konsumatorit. Të pranishëm do të jenë Shoqatat e Konsumatorëve, biznesit, institucione shtetërore, entet rregullatore, etj