Ejani brenda mendjes së… Robin Williams (Video)

Dokumentari “Come Inside My Mind”, me regji të Marina Zenovich, merr titullin drejtpërdrejt nga një shaka që Robin Williams tha në vitin 1979 rreth përvojës së të pasurit një mbingarkesë të vazhdueshme të trurit.

Gjatë kohëzgjatjes prej dy orësh, qëllimet e regjisores Zenovich janë për të eksploruar atë mendje unike, vazhdimisht të ndezur- dhe ndoshta për t’i dhënë përgjigjen pyetjes që James Lipton i bëri Williams-it gjatë një interviste të Inside the Actors Studio: “Si i bluan të gjitha mendimet me një shpejtësi kaq marramendëse? A mendoni më shpejt se ne? Çfarë dreqin ndodh brenda mendjes tënde?”

Advertisement

Fundi i “Come Inside My Mind” është i pashmangshëm, ku pasqyron çdo intervistë me miqtë e ngushtë të Williams, si aktorët Billy Crystal dhe Whoopi Goldberg, anëtarët e familjes, si i biri, Zak dhe bashkëshortja e parë Valerie Velardi.

Por, para se dokumentari të kalojë në përfundim të jetës së Williams-it (komediani u vetëvra në gusht të 2014-ës), do të keni një përshtypje tjetër të mendjes së tij gjeniale.

Dokumentari u publikua ditën e djeshme në HBO dhe kurrsesi nuk duhet humbur!